Mezhgorani, derë më derë me vdekjen
Luadhi është lagjja e re e fshatit Mezhgoran, vendosur në të djathtë të rrjedhës së Vjosës, në kufirin ndarës administrativ mes rretheve të Përmetit dhe Tepelenës, në pjesën më të ngushtë të luginës, që për shkak të kësaj ngushtësie quhet Gryka e Mezhgoranit. Banorët e këtushëm janë të gjithë të ardhur nga fshati Mezhgoran që ndodhet në shpatin e malit të Trebeshinës dhe kanë nisur të zbresin në këtë vend pas vitit 1990. Emri i fshatit të vjetër Mezhgoran ka prejardhje sllave (mes malesh) që mesa duket ka mbetur qysh nga dyndjet sllave në këtë zonë dhe që lidhet me vendosjen e tij gjeografike mes dy kreshtave të malit të Trebeshinës. Mezhgorani i Vjetër ngjan me një ballkon natyror sipër luginës së Vjosës në mesin e segmentit të pjesës më të ngushtë që nis e ngushtohet që në dalje të Këlcyrës e që vazhdon deri në bashkimin e Vjosës me lumin Drino në afërsi të Dragotit.
Ndërsa "Mezhgorani i Ri", fshati që ka marrë emrin Luadh, nga që është vendosur në livadhin buzë lumit, ka marrë sot pamjen e një qendre të vërtetë banimi, me rreth 40 shtëpi të reja, të vendosura në sfondin e pjesës më të bukur të peizazhit të papërsëritshëm natyror të luginës së Vjosës.
Por si gjithmonë, "çdo e mirë ka një të keqe". Ndryshe nga fshati i vjetër, i vendosur mes maleve, shtëpitë e reja të këtij fshati të ri janë vendosur midis dy "maleve" me municion. Në këtë vend, pas vitit 1997, është depozituar i gjithë municioni i grumbulluar nga të gjitha repartet ushtarake të rretheve të Jugut; Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Sarandë dhe Delvinë. Tonelata të tëra me municion këmbësorie dhe artilerie janë depozituar në dy pika, në tunelet e ish-spitalit Ushtarak, në pjesën perëndimore të fshatit dhe në 10 depot e drithit të ish-rezervave të shtetit në pjesën lindore të tij. Shtëpitë e fshatit janë të vendosura në hapësirën mes dy pikave ku janë magazinuar mijëra tonë municione dhe armë.
Pas tragjedisë së Gërdecit, te banorët e Luadhit ka nisur të shfaqet frika nga rreziku që mund të sjellë "bashkëjetesa" me vdekjen që mbartin dy malet me municion, që ndodhen përtej gardhit të oborrit të shtëpisë. Megjithëse të gjithë banorët e ndjejnë rrezikun e municioneve në mes të fshatit, opinionet e tyre për këtë rrezik janë të ndryshme. Disa i konsiderojnë depot e municioneve si mjaft të rrezikshme, ndërsa të tjerë, të lidhur ndoshta edhe me interesa të vogla punësimi, thonë se rreziku ekziston, por efektivi i depove është treguar korrekt me respektimin e kushteve teknike dhe prania e depove nuk ka ndonjë rrezik për fshatin.
I pari që takuam pranë gardhit të thurur me tel me gjemba të depove të vendosura në qendër të fshatit ishte pesëdhjetëvjeçari Fatmir Cani, nga fshati Mezhgoran. "Shih e shkruaj. Derë më derë me vdekjen. Një mal me municion në mes të fshatit. Nuk ka nevojë që hataja e shpërthimit të tyre të vijë nga ndonjë gabim njerëzor. Mjafton një shkarkim rrufeje që të ndodhë tragjedia dhe të rrafshohen tri fshatra; Mezhgoranin, Luadhin dhe Peshtanin përtej Vjosës. Sa më shpejt t‘i largojnë, aq më mirë është për ne", thotë Fatmiri.
Ferit e Liri Bani janë banorët e parë të këtij fshati. Shtëpia e tyre ndahet vetëm nga gardhi me depot, në oborrin e të cilave janë vendosur në stivë qindra armë artilerie dhe mijëra kuti të zbrazura predhash artilerie dhe municioni të këmbësorisë. Feriti është zetorist, por nuk jeton dot vetëm me atë punë. Familja Bani ka edhe një kioskë të vogël metalike të vendosur në cep të oborrit, ku e zonja e shtëpisë, Liria, shet gjatë ditës ndonjë filxhan kafe, ndonjë gotë raki të djegur vetë, ndonjë paketë apo biskotë, për bashkëfshatarët, kalimtarët, apo për oficerët dhe ushtarët e repartit që kujdeset për depot e municionit. "Ne kemi ndërtuar shtëpinë e parë në këtë vend, pastaj kanë ardhur të tjerët. Deri tani nuk kemi pasur shqetësime nga depot e municionit. Ushtarët dhe oficerët janë treguar korrektë me ne fshatarët dhe me detyrën e tyre. Këtu nuk bëhen punime për asgjësimin e municioneve. Dy vjet më parë, u kryen punime për zbërthimin e predhave, por nuk u punua nga civilët, por vetëm nga ushtarë dhe oficerë me uniformë. Më pas punimet u ndërprenë dhe nisi largimi i municioneve me kamionë në drejtim të Poshnjës së Beratit. Deri tani nuk kemi pasur probleme, më tutje nuk dimë ç‘të themi", thotë pa ndonjë shqetësim Liri Bani.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Feriti, tregohet disi më i shqetësuar lidhur me rrezikun që mund të vijë prej municioneve në derë të shtëpisë. "Deri tani nuk kemi pasur probleme. Oficerët këtu na thonë se ka garanci dhe nuk ka rrezik. Po ku ka garanci, municion është. Për sa u takon marrëdhënieve të ushtarëve me banorët, them se kanë qenë mjaft korrekte. Unë vetë i them ushtarit që bën roje përtej gardhit të shtëpisë sime që po të ketë ndonjë hall a problem për shërbimin apo shëndetin gjatë natës të më thërrasë mua të parit për ndihmë. Mua më ka më afër", sqaron Feriti.
Një fshatar tjetër, të cilit nuk mundëm t‘i merrnim emrin për shkak të revoltës që i shpërtheu në çastin që mësoi se ne interesoheshim të merrnim opinionet e vendasve për praninë e depove të municionit, shprehet shumë i shqetësuar. "Nuk është parë e dëgjuar që të ngrihet një mal me armë në mes të një qendre banimi. Shiko si janë rrethuar depot me gjerdhe, mullarë bari, kavaleta me pleh, stalla me kashtë, parcela me grurë, që në korrik thahen e bëhen barut. Kjo nuk është normale. Para nja dy vjetësh, në këto depot e mbushura me municion punonte një person nga Peshtani, krejt i papërgjegjshëm, që i hidhte arkat me granata nga karroceria e kamionit në tokë, pa pikë kujdesi. Nuk kemi asnjë garanci për jetën. E keqja, thomi ne këtej, vjen nga nuk e pret. Sa më shpejt të largohen depot e municionit, aq më mirë është për ne. Tani për tani nuk kemi asnjë siguri", thotë i revoltuar. Fshatari kujton pastaj shpërthimet e depove në Picar të Gjirokastrës, në Dhëmblan të Tepelenës dhe më të fundit në Gërdec të Tiranës. "Nuk më thua, si mund të kemi siguri kur e njëjta tragjedi me shpërthim municionesh dhe jetë të shkuara dëm është përsëritur plot tri herë?", pyet i revoltuar fshatari nga Luadhi.
Fshatarët shqetësohen më shumë për rrezikun që mund të vijë prej depove të ish-kompleksit të Rezervave të Drithit, që tashmë është mbushur me municione, që ndodhet bash në qendër të fshatit, por nuk paraqet më pak rrezik pika tjetër e depozitimit të tyre vendosur në tunelet e ish-spitalit Ushtarak të nëndheshëm që ndodhet në hyrje të fshatit. Vendasit thonë se gjatë trazirave të vitit 1997, Spitali Ushtarak, me salla operacioni dhe shumë shërbime mjekësore të vendosura në këto tunele, u grabit e bastis dhe sistemi i aspirimit u shkatërrua plotësisht. Në kohën kur filloi mbledhja, grumbullimi dhe përqendrimi i armëve dhe municioneve, tunelet e braktisura të spitalit u pastruan dhe u përdorën për depozitimin e municioneve. Përdorimi sërish i tuneleve riktheu këtu edhe ushtarët që kryenin shërbim për ruajtjen e depove, shkarkimin e kamionëve dhe sistemimin e municioneve. Me gjithë këmbënguljen tonë, ushtarët dhe nënoficerët e shërbimit nuk na lejuan që të hynim në mjediset e depove dhe tuneleve pa një autorizim nga Ministria e Mbrojtjes. Por sidoqoftë, nga sa na treguan vendasit që kishin mundur të hynin në mjediset e brendshme të depos sipërfaqësore dhe në tunele, kur aty bëhej demontimi, mësuam se situata brenda tyre ishte e ndryshme. Municionet në depot sipërfaqësore janë në gjendje të mirë, pra me rrezikshmëri të lartë nëse ndodh që të shpërthejnë. Ndërsa në depot nëntokësore, për shkak të lagështisë së madhe dhe mungesës së qarkullimit të ajrit, municionet janë drejt degradimit dhe vetasgjësimit dhe për rrjedhojë vlerësohen më pak të rrezikshme nga vendasit.
Pasojat
Djegia e barutit
i bëri lopët të shterpa
E keqja e pranisë së municioneve nuk vjen vetëm nga shpërthimi i tyre. Gjatë bisedës me një nga banorët e fshatit, fare padashur na zbulon një skandal të vërtetë që ka ndodhur dy vjet më parë dhe që ka lënë pasoja në jetën e fshatit. Banori i fshatit, Gëzim Bani, thotë se gjatë kohës kur ushtarët dhe oficerët kryenin demontimin e predhave brenda depove, dy vjet më parë, pjesa e barutit që mbetej nga zbërthimi i predhave u transportua me kamionçina ushtarake "Shervolet", diku në afërsi të fshatit dhe aty u dogj prej ushtarëve, duke çliruar një tym të zi. "Djegia në natyrë e barutit shkaktoi reagime te ne fshatarët dhe u kërkuam autoriteteve të repartit këtu dhe në komandën e tyre në Gjirokastër që të ndërpritej djegia e barutit, sepse ndotej mjedisi dhe kjo ishte me pasoja për njerëzit dhe bagëtitë", thotë Gëzimi. Djegia në afërsi të fshatit e barutit u ndërpre menjëherë nga ushtarakët, por sipas Gëzimit, ajo la pasoja pasi që nga ajo kohë është vërejtur një shterpësi masive e lopëve të këtij fshati. "Nuk është vetëm shterpësia e lopëve, por pas djegies së barutit kemi ngordhje të pulave dhe ulje të prodhimit të vezëve. Nuk dimë nëse këto helme kanë prekur edhe fëmijët dhe banorët", thotë një grua nga fshati.
Masat
Ushtarakët e lartë
inspektojnë depot
Gjatë kohës kur ne ishim duke biseduar me banorët e Luadhit, në dyert e depove ushtarake qëndruan disa makina me targa ushtarake prej nga zbritën një grup oficerësh. Shfrytëzuam këtë rast për të mësuar diçka më shumë për fatin e këtyre depove të mbushura me municione dhe që pas tragjedisë së Gërdecit kanë nisur të tmerrojnë njerëzit që banojnë pranë tyre. Nga vetë ushtarakët e lartë, që zbritën nga makinat, mësuam se bëhej fjalë për një grup ekspertësh ushtarakë, që kanë nisur të inspektojnë të gjitha pikat dhe depot e municioneve në të gjithë Shqipërinë. Shefi i Shtabit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale me komandë në Tiranë, nënkolonel Lulëzim Xhafa thotë se: "Kemi nisur një inspektim të përgjithshëm për të parë në terren gjendjen dhe masat e sigurisë në të gjitha depot e ruajtjes së municioneve dhe në përfundim të inspektimit do të përgatisim një raport analitik për gjendjen reale. Erdhëm këtu në Mezhgoran nga Korça ku inspektuam depot e municioneve të Voskopojës. Situata e masave të sigurisë në të gjitha depot e municioneve të ushtrisë është përgjithësisht e mirë dhe pa probleme". Të njëjtën siguri jep për depot e ushtrisë edhe shefi i Armatimit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Gramoz Meni.