Korce gjendet i pajete 64 vjecari Ahmet Metellari

Shënohet një tjetër viktimë nga i ftohti në rajonin i Korçës. Gjatë orëve të mbrëmjes është gjetur i pajetë një punonjës i ndërrmarrjes së rrugëve nacionale. 64 vjeçari, Ahmet Metellari është gjetur i vdekur në rrugën dytësore që lidh fshatin Gjonomadh me Voskopojën. Policia ka bërë të ditur se 64 vjeçari ishte nisur ne kembe nga Gjonomadhi ne drejtim te Voskopojes ku me disa punonjes te rrugëve nacionale do të bënin kriposjen e rrugës, por për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulta viktima ka mundur të bëjë vetëm disa metra në këmbë dhe më pas ka gjetur vdekjen. Sipas policisë nga hetimet e para ka rezultuar se 64 vjeçari ka humbur jetën për shkak të një ataku kardiak nga i ftohti.