Korçë, gjendet një 4-vjeçar në kodrat e qytetit, nuk kupton gjuhën shqipe
KORCE – Policia e Korçës gjeti mesditën e sotme një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte larguar nga familjarët dhe kishte humbur në kodrat e qytetit. Fëmija, i seksit mashkull, nuk kupton shqip dhe për pasojë policia e pati të vështirë ta identifikonte atë. Ndërkohë, në komisariat askush nuk kishte denoncuar humbjen e fëmijës.
Autoritetet publikuan në media foton e vogëlushit dhe bënë apel për këdo që kishte informacione, të kontaktonte me policinë e Korçës.
Menjëherë në rajonin e policisë kanë mbërritur familjarët e vogëlushit, të cilët thanë se po e kërkonin prej orësh në të gjithë qytetin.
(er.nu/BalkanWeb)