Tropojë, plagos me armë bashkëfshatarin për motive pronësie
TROPOJË- Një banor i fshatit Luzhë, në rrethin e Tropojës, është plagosur me armë gjahu mesditën e sotme ndërsa ishte duke prerë dru zjarri.
Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suada Sulaj, tha se ngjarja ka ndodhur në malin sipër fshatit, kur shtetasi Iliaz Hoxha, 47 vjeç, ndërsa ishte duke prerë dru zjarri, është plagosur me armë gjahu nga një person tjetër.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Gjakovës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, forcat e policisë ndaluan pak çaste më vonë shtetasin Afrim Kolbiba, 44 vjeç, banor i të njëjtit fshat si autor i plagosjes.
Policia tha se plagosja mund të ketë si motiv çështje pronësie.
(d.b/BalkanWeb)