Qeveria vendim për kompensimin e energjisë dhe telefonisë për invalidët
TIRANË - Këshilli i Ministrave vendosi sot që me propozim të ministrit të Punës,, të bëhen disa ndryshime lidhur me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.
Sipas këtij vendimi, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit.
Po ashtu qeveria vendosi që, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kanë përfituar statusin, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës së telefonisë fikse.
Të njëjtat ndryshime lexohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave do të bëhen edhe për personat me statusin e të verbrit.
(d.b/BalkanWeb)