E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet brenda Muzeut Onufri një kalendar Julian

BERAT- Zbulohet në brendësinë e Muzeut Onufri një Kalendar që i përket periudhës para erës sonë. Kalendari Julian është gjetur në dyshemenë e këtij muzeu ikonografik, dikur "Kisha Fjetja e Shën Mërisë".

Sipas studiuesve, Kalendari i emërtuar sipas perandorit romak, Jul Cesarit reformoi kalendarin e vjetër romak në vitin 45 para Krishtit. Aty dallohet qartë ora dhe kalendari diellor, të realizuara në dyshemenë prej guri të zbukuruar.

Mbishkrimi i tij gjendet i gdhendur mbi gurin portal të kishës me gërma të mëdha në reliev dhe kompozimi i tij është realizuar në përputhje me rregullat astronomike, duke i dhënë këtij objekti kulti të krishterë funksionin jo vetëm shpirtëror, por edhe jetësor.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›