Korçë, gjykata lë në qeli të fortin e Podgories

>Gjykata e Korçës ka lënë në burg 53- vjeçarin që tmerroi tre ditë më parë Podgorien. I kapur pas një superioperacioni të forcave Renea dhe të policisë së Korçës, Reshit Adri ka dalë para togave të zeza gjatë ditës së djeshme. Kryetari i trupit gjykues, Markeljan Kuqo ka vendosur që seancën e masës së sigurisë kundër të fortit të Podgories që vrau një bashkëfshatarin e tij dhe plagosi gjithashtu dhe një tjetër person nga ky fshat ta zhvillojë me dyer të mbyllura.
Trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg 53- vjeçarin Reshit Adri, i cili është justifikuar me anë të avokatit të tij Fatos Çeta, se krimi i kryer prej autorit është në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Duke iu referuar burimeve të besueshme pranë trupit gjykues, mësohet se autori i ngjarjes nuk ka preferuar të flasë madje që ka qenë tejet i shokuar, ndërkohë që avokati i tij Çeta ka shpjeguar se vdekja e të birit në muajin nëntor të vitit të kaluar i cili është vetëvrarë me armë e ka rebeluar babain, i cili ka vendosur ti kundërvihet gjithë fshatit. Nga rebelimi i babait të dëshpëruar për vetëvrasjen e të birit, ushtar në Gardën e Republikës, ka mbetur i vdekur Lulëzim Laze, 41- vjeçari nga Podgoria, që duket se i ka dalë përpara vrasësit në momentin më të keq, duke marrë goditjen me kallashnikov në gjoks. Madje nga kjo herezi ka mbetur e plagosur dhe një e afërme e vrasësit. Mbrojtja ka kërkuar për autorin e ngjarjes më të pazakontë që mbërtheu nga paniku 1 mijë banorët e fshatitit Podgorie, që të ndryshohet akuza për autorin nga vrasje me paramendim në vrasje në kushtet e tronditjes së thellë psikike.
Arrestimi i Adrit
Ngjarja e rëndë ka sjellë në juglindje një grup të posaçëm të forcave Renea, të cilët nga mesnata e të hënës kanë qëndruar në vendin e ngjarjes i quajtur Korija e Vakëfit, duke negociuar me vrasësin duke kërkuar të dorëzohej. Agresori pas shkëmbimeve të zjarrit me forcat e policisë para se të mbërrinin forcat Renea, ka qenë mjaft i rrezikshëm duke qëlluar për më shumë se një orë në drejtim të uniformave blu, deri në momentin që është tërhequr në një pyll të cilin e njihte mirë. Ndërkaq, policia e Korçës ka përforcuar edhe me kolegë të tyre të rretheve Devoll dhe Pogradec. Adri, i cili ishte përfshirë nga deliri pasi kishte kujtuar djalin e tij të vdekur, është tërhequr në një kodrinë pranë fshatit të rrethuar nga një pyll i dendur. Në ndihmë të policisë të Korçës kanë ardhur nga kryeqyteti edhe forca të Reneas. E gjithë nata ka kaluar për forcat e policisë mes errësirës dhe të ftohtit ndërsa vrasësi pas të shtënave që vazhduan deri rreth orës 24:00 ka heshtur duke pritur për të dalë në orët e mëngjesit, me armën e tij, me një çantë me fishekë si dhe me një granatë në dorë. Me tu ndeshur me forcat e policisë dhe duke parë se ishte i rrethuar prej tyre, Adri ka kërkuar të negocionte me forcat e policisë. Këto të fundit kanë pranuar dhe në momentin që Adri është afruar për të biseduar, ai është prangosur duke marrë në këtë mënyrë fund aventurae tij tragjike.