Korçë, grabitet me armë një pikë karburanti, plagoset punonjësi
KORCË- Grabitet me armë një pikë karburanti në rrugën Korçë-Pogradec. Sipas policisë lokale grabitja është kryer nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.
Mësohet se grabitësit fillimisht kanë goditur punonjësin e karburantit me qytën e automatikut dhe më pas kanë marrë paratë që ishin në arkë, rreth 1 mln lekë.
Pasi kanë marrë shumën e parave punonjësin e plagosur Albert Hoxhallari e kanë mbyllur në tualetin e lokalit.
Ai është shpëtuar nga familjarët e tij dhe ndodhet aktualisht në spital, ndërkohë që policia e Korcës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(m.a/BalkanWeb)