E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, hidhet nga kati i 4 i konviktit, vdes studentja

Një studente i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i konviktit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës ku 19-vjeçarja Zanika Bega nga fshati Radokal i Pogradecit është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i katërt i konviktit të universitetit “ Fan Noli”.
 

Trupi i pajetë i 19-vjeçares, studente në vitin e parë për biokimi me origjinë nga fshati Radokal i Pogradecit është dërguar në morgun e qytetit ku do t`i nënshtrohet edhe ekspertizës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›