Parlamenti mbron Berluskonin
Parlamenti italian ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për të kontrolluar disa nga pronat e kryeministrit Berluskoni lidhur me akuzat për përfshirje në skandale seksuale.
Prokuroria e Milanos akuzon Berluskonin se ka paguar për të pasur seks me vajza të mitura, duke përdorur postin për t`i mbuluar këto veprime.