E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Pas 2 vitesh mpirjeje, politika të përparojë me reformat

TIRANË- SHBA e shqetësuar për ngërcin e tejzgjatur politik në Shqipëri. Ambasada e SHBA-ve në vendim tonë i referohet një raporti të Ndihmës Sekretarit Filip Gordon me titull “Gjendja në Ballkan”, ku në një kapitull të vecantë për Shqipërinë, thuhet se parlamenti “nuk ka mundur të miratojë ligjet e reformës të përcaktuara nga BE-ja si të detyrueshme për të marrë statusin e vendit kandidat”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

SHBA ndër të tjera vlerëson rolin e opozitës për të hequr dorë nga bojkoti dhe fton forcat politike të lënë mënjanë grindjet vetjake dhe të punojnë për plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Na inkurajon fakti që opozita e ka përfunduar bojkotin e parlamentit pas procesit të zgjatur për vendosjen e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar bashkie ne Tiranë. E kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik. Në të njëjtën kohë, kemi nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme dhe e gatshme - gjë e cila, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament. Pas dy vitesh mpirjeje, ka ardhur koha që drejtuesit politikë të kapërcejnë grindjet vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm”, theksohet më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›