E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, një automjet përfshihet nga flakët

Një automjet është përfshirë nga plakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
 

Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit ku një automjet i parkuar përpara drejtorisë së spitalit ka marrë flakë ndërsa dyshohet për një person të lënduar.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
 

Nuk dihet ende se kujt i përket automjeti dhe shkaqet e rënies së zjarrit por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›