Mat, arrestohet 36-vjeçari, tentoi të vrasë një person

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë një person disa ditë më parë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi Artur Xhakrrosa, 36 vjeç banues në Tiranë pasi akuzohet se më datën 3 mars 2012 ka tentuar të vrasë për motive të dobta shtetastin Xhavit Neziri.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 36-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit me akuzat “vrasje me dashje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.