E Diel, 1 Nëntor 2026

BE 12 milione euro per te drejtat e njeriut

Delegacioni i Bashkimit Evropian prezanton 10 kontrata të lidhura me organizata të shoqërisë civile më vlerë 1.2 milionë euro për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Opinioni i Komisionit Evropian i vitit 2010 për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim identifikoi 12 fusha që Shqipëria duhet të trajtojë me përparësi në mënyrë që të konsiderohet për statusin e vendit kandidat.
12 prioritetet përfshijnë ndërmarrjen e hapave konkretë për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos për gratë, fëmijët dhë romët, si dhe për të zbatuar efektivisht politikat antidiskriminuese dhe përmirësimin e trajtimit te te ndaluarëve në stacionet e policisë, në paraburgim dhe burgje, përmirësimin e ndjekjeve të rasteve të keqtrajtimit nga ana e gjyqesorit dhe zbatimi I rekomandimeve të Avokatit të Popullit në këtë fushë.
“Europa është një partner i besueshëm, i sinqertë dhe ky fakt tregon qartë që ne duam të mbështesim integrimin tuaj në Bashkimin Europian.”
Amasadori Sequi u bëri thirrje autoriteteve të përmirësojnë dialogun e tyre me grupet e shoqërisë civile.
Që nga vitit 2007 BE-ja ka dhënë rreth 600 000 euro cdo vit për veprimin qytetar për të drejtat e njeriut nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.
Gjatë 5 viteve të fundit edhe përmes instrumenteve të ndryshme financiare, BE-ja ka mbështetur aktivitetet e organizatave jo qeveritare me rreth 11 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›