E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragfesta e Mesuesit ministri Tafaj ne shkollen Ibrahim Rugova

Rreth 91% e nxënësve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar vazhdojnë shkollën e mesme. Ndërkohë që numri i atyre që rregjistrohen në universitete është tre herë më i lartë se shtatë vjet më parë. Kështu ka deklaruar Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ndërsa ka marrë në analizë arritjet në arsim vitet e fundit në fjalën përshëndetëse gjatë festimeve të ogranziuara në prag të shtatë marsit në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
7 marsi i këtij viti, sipas Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, është i veçantë pasi ai përkon jo vetëm me 100 vjetorin e Pavarësisë, por edhe  me 125 vjetorin e Mësonjtores së parë shqipe, ngjarje këto për të cilat festimet në shkollat e vendit kanë nisur aktivitetet. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›