Korçë, ndotja akustike po “çmend” banorët
21/04/2009 Aparaturat e matjes mungojnë që prej tre vjetësh. Vendorët, “një sy qorr e një vesh shurdh”
KORÇE- Ndotja akustike, e cila po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, tashmë është kthyer në një problem të mprehtë për vetë qytetarët. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur banorë të ndryshëm u janë drejtuar mjekëve për të kërkuar ndihmën e tyre. E vërteta është se neurozat, pagjumësia dhe ndjenja e ankthit ka zënë vend tek shumë banorë të qytetit të Korçës. Ndërkohë bashkia e këtij qyteti nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë lloj kontrolli për të evidentuar ndotjen akustike dhe aq më pak në marrjen e masave për parandalimin e tyre. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e aparaturave matëse për ndotjen akustike, të cilat administrohen nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Për pasojë, banorët e qytetit të Korçës të gjendur në këto rrethana përveç faktit që kanë nisur të ndihen të shqetësuar e kanë patur tepër të vështirë për të kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore në një kohë kur vetë Bashkia e Korçës ka bërë lojën e të shurdhit për një kohe tepër të gjatë, madje edhe sot e kësaj dite.
Ndotja akustike
Nisur nga burimet zyrtare mësohet se ndotja akustike në qytetin e Korçës ka qenë tepër e lartë edhe tre vjet më parë, ndërsa që prej tre vjetësh ende nuk ekziston asnjë e dhënë se në çfarë përmasa ka arritur ajo. Nëse kufiri kritik i ndotjes akustike shkon në 40-50 decibel, çka mund të konsiderohet si një prag i pranueshëm, që tre vite më parë kjo lloj ndotje, apo gjithë llojet e zhurmave të evidentuara në këtë qytet shkonin në 72 decibel. E shprehur ndryshe niveli i zhurmave gati ishte dyfishuar përtej normave të lejuara. Panorama e mësipërme flet qartë për situatën e ndotjes akustike në qytetin e Korçës, por edhe pse kjo situatë po vjen gjithnjë e më shumë duke u përkeqësuar, nga ana e bashkisë së qytetit nuk po ndërmerret asnjë masë. Tashmë mendohet që ndotja akustike të ketë kaluar dyfishin e normave të lejuara. Janë të shumtë qytetarët që ankohen për pagjumësi, neuroza, ndjenja ankthi dhe shqetësime të tjera nervore.
Fenomeni në përhapje
Ndotja akustike në qytetin e Korçës ka qenë tepër e lartë edhe tre vjet më parë, ndërsa që prej tre vjetësh ende nuk ekziston asnjë e dhënë se në çfarë përmasa ka arritur ajo. Nëse kufiri kritik i ndotjes akustike shkon në 40-50 decibel, çka mund të konsiderohet si një prag i pranueshëm, që tre vite më parë kjo lloj ndotje, apo gjithë llojet e zhurmave të evidentuara në këtë qytet shkonin në 72 decibel. E shprehur ndryshe niveli i zhurmave gati ishte dyfishuar përtej normave të lejuara. Panorama e mësipërme flet qartë për situatën e ndotjes akustike në qytetin e Korçës, por edhe pse kjo situatë po vjen gjithnjë e më shumë duke u përkeqësuar, nga ana e bashkisë së qytetit nuk po ndërmerret asnjë masë.
Bashkia, asnjë masë
Çfarë e ndot qytetin
Tashmë jo vetëm banorët e qytetit të Korçës, por edhe specialistë të kësaj fushe mendojnë se shkalla e ndotjes akustike duhet të jetë rritur ndjeshëm. Argumentimi që sjellin specialistët ka të bëjë me faktin se gjatë tre viteve të fundit është rritur mjaft numri i automjeteve që janë në qarkullim, kasetofonat e përdorur nga drejtuesit e automjeteve, por edhe për shkak të papërgjegjshmërisë në shumë prej tyre, veçanërisht të të rinjve, të cilët qarkullojnë me zërin e kasetofonave në fund. Ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i lokaleve, dhe përdorimi i magnetofonave nga ana e tyre, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës. Shkak për rritjen e nivelit të ndotjes janë bërë edhe shumë aktiviteteve të tjera si zdrukthëtari, marangozë, kovaçhana, gomisteri etj, ku nga pronarët e tyre përdoren mjete prerëse siç janë sharrat e hekurit dhe të drurit, të cilat vihen në përdorim nga energjia elektrike, duke lënë pas një zhurmë tejet gërryese për veshët e qytetarëve, por edhe për nervat e tyre. Të gjendur në këto rrethana banorët e qytetit të Korçës, përmes mediave, i janë drejtuar bashkisë së tyre, me qëllim që kjo e fundit të ndërmarrë një sërë kontrollesh me synimin që të evidentojë nivelin e zhurmave, të bëjë lokalizimin e tyre, por në të njëjtën kohë të marrë edhe një sërë masash siç janë vendosja e orareve për mjetet e qarkullimit, vendosja e orareve për lokalet, kur këto të fundit vendosin në dispozicion të klientëve të tyre muzikë, por edhe në disiplinimin e orareve për aktivitete të tjera private, të cilat gjatë funksionit të tyre prodhojnë zhurma të ndryshme dhe të padurueshme për jetën e qytetarëve. Ky ka qenë apeli i parë i banorëve të Korçës, pas tre vjet heshtjesh, ndërsa tashmë i mbetet bashkisë të mos luajë më rolin e të shurdhit.