Tenderi për Thumanë- Rrogozhinë hapet në maj
21/04/2009 Autostrada, 620 milionë euro
Në muajin maj hapet tenderi për autostradën Thumanë-Rrogozhinë. Ndërtimi i kësaj rruge me një gjatësi prej 66 kilometrash do të jepet me koncesion, sipas burimeve të Ministrisë së Punëve Publike. Ky institucion është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit për zhvillimin e tenderit. Firma kroate “Konstruktor-Inzenjering” d.d- Split, sipas burimeve, ka shprehur interes. “Firma kroate ka shprehur vetë interesin për të marrë këtë rrugë me koncesion. MPPTT-ja dhe METE-ja e kanë mirëpritur kërkesën e tyre”, - thanë burimet. Firma kroate ka përgatitur studimin e fizibilitetit, projekt-idenë, analizën financiare, studimin mjedisor, preventivin përkatës për zbatimin dhe shfrytëzimin. Burimet bënë me dije se në MPPTT është ngritur një grup pune për të shqyrtuar vërtetësinë dhe ligjshmërinë e gjithë dokumentacionit. Sipas një projekti bërë nga kjo kompani, ndërtimi i rrugës mendohet të kushtojë rreth 620 milionë euro. “Qeveria i ka dhënë 4 pikë nga 10 pikët e mundshme dhe aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së dokumentacionit për të dalë më pas në tender”, - theksuan burimet. Ky segment rrugor mbetet e vetmja mundësi për të shkarkuar trafikun e jashtëzakonshëm të segmentit Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, që sipas studimit të masterplanit të transportit, rreth vitit 2023 mund të arrijë në seksione të veçanta, në një trafik deri në 60 mijë automjete në vit.