Struktura e re, parashikohet një punë e mirë
Në bazë të strukturës së re, parashikohet që proceset në të gjithë Shqipërinë të mos zvarriten. Ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja kishin filluar prej muajsh studimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore në Gjykatat e Shqipërisë dhe rezultatet e studimit u diskutuan në ministri dhe më pas në KLD. U ra dakord që sistemi gjyqësor ka nevojë për një riorganizim, pasi ishte vënë dorë 14 vjet më parë. Në bazë të raporteve përkatëse u propozua numri për çdo gjykatë, ku gjykatat në Tiranë kishin nevojë urgjente për personel shtesë, pasi kishte mbingarkesë. Studimi kishte përcaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore në Tiranë e Durrës, për shkak të mbingarkesës së madhe, ndërsa gjyqtarët në gjykatat e vogla "talleshin" me disa çështje në muaj, kurse në Tiranë e Durrës gjyqtarët duhet të gjykonin në ditë deri në pesë procese. Mbi këtë studim do të transferohen gjyqtarët pa i pyetur, por dosja e tyre personale do të studiohet deri në detaje, ku një vend kryesor pritet që të zërë edhe vendbanimi i gjyqtarit.