E Diel, 1 Nëntor 2026

Çrregullimet gjenetike, një dash me katër brire

E veçanta e këtij dashi është jo thjesht se ka katër brirë, por se brirët i ka në pozicione të ndryshme që kanë dalë veças dhe në pjesë të ndryshme të kokës.Dashi u gjet nw kopenë e njw cobani nga fshati Bërdenesh i Sarandës. 

SARANDE- Specialistët zooveterinerë janë befasuar kur kanë “zbuluar” se kopenë e 65-vjeçarit Agim Alikaj, çobanit nga fshati Bërdenesh i Sarandës, e printe një dash me katër brirë. Sipas mjekut veteriner Agim Nelaj, ky është një rast i pastër i çrregullimeve gjenetike, që përsëritet një herë në 100 vjet. “Katër brirë në vende të ndryshme, të dala paralel më të parët, poshtë tyre, është rast që unë dhe kolegët e mi me sa jam konsultuar, nuk e kam hasur”, - sqaron mjeku veteriner, Nelaj. E veçanta e këtij dashi është jo thjesht se ka katër brirë, por se brirët i ka në pozicione të ndryshme që kanë dalë veças dhe në pjesë të ndryshme të kokës. Specialistët po studiojnë këtë rast. Pronari i dashit me 4 brirë është nga malësitë e Tepelenës, që ka ardhur në Sarandë disa vite më parë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›