E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në statutin e PD? Bode: Nuk ka propozime konkrete

TIRANE- Pavarësisht zërave në favor të ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike për ndarjen e postit partiak nga ai i drejtimit në qeveri, duket se ende nuk ka një propozim konkret për këtë cështje në selinë blu. Ridvan Bode që kryeson dhe grupin e punës për ndryshimet në statut lë qartë të kuptohet se komisioni që ai drejton nuk do të merret me zëra të vecuar që shprehen në media për këto ndryshime dhe se partia do të merret me këtë cështje vetëm nëse propozimet bëhen konkrete dhe nëse ato gjenden në përputhje me statutet e tjera të partive simotra, anëtare të partive popullore europiane.

“Komisioni është i hapur për të gjitha prpozimet që formulohen në mënyrë legjitime. Ska asnjë lloj kërkese për të tilla gjëra. Statuti i PD është tërësisht i integruar në struktura të tjera analoge. Nëse do të vijnë propozime që përputhen me statutet e partive të tjera analoge , gjithcka do të jetë e mundshme për tu marrë në konsideratë. Ai që vëndos përfundimisht është Kuvendi Kombëtar i PD” theksoi Bode.

Që pas vendimit të kryesisë së PD-së për të nisur punën për ndryshimet në statut janë shtuar zërat në radhët e demokratëve në favor të ndryshimeve dhe më konkretisht me përjashtimin e ministrave nga lidershipi i partisë.
Për këtë cështje është shprehur dhe numri një i pD për Tiranën Aldo Bumci, anëtarët e kryesisë Gjana e Paloka.
Por me sa duket , ndryshimet në statut do të përpiqen të përafrojnë postin partiak me atë qeverisës, cka do të thotë se një ndarje e tillë funksionesh nuk do të votohet as në kuvendin e 12 dhjetorit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›