E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, përplaset për vdekje 29-vjeçari

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një të riu nga fshati Vreshtas i Korçës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Petrushë. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së hënë, kur një mjet tip "Ford Eskort" autoveturë, me targë EL1009C ka përplasur në rrugë 29-vjeçarin nga Vreshtasi, Klodian Xhemollari. Viktima ka qenë në anë të rrugës, ndërkohë që mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pas përplasjes është hedhur disa metra më tej, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe si pasojë vdekjen e menjëhershme. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Elis Cullaj, 32 vjeç nga Tirana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›