Prish lekët në kazino, simulon vjedhjen
Bën kallëzim për vjedhjen e dyqanit, por ka rezultuar thjesht një simulim për të justifikuar përpara prindërve paratë e harxhuara në kazino. Kështu ka ndodhur me një 33-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, ndaj të cilit policia ka nisur çështje penale. Sipas burimeve zyrtare, Eduart Zani, banor në lagjen "Partizani", ka bërë kallëzim në polici për vjedhjen e 500 mijë lekëve në dyqanin e tij. Por, pas hetimeve paraprake ka rezultuar se djali kishte bërë kallëzim të rremë. Të njëjtat burime saktësojnë se Zani e kishte harxhuar një ditë më parë këtë sasi lekësh në kazino dhe ka dashur të justifikohet moralisht përpara prindërve të tij, duke sajuar historinë e vjedhjes. Ndërkohë, mësohet se prokuroria ka nisur çështjen penale në ngarkim të 33-vjeçarit për "kallëzim të rremë". Ndërkohë, në të njëjtën ditë është regjistruar një tjetër grabitje banese. 43-vjeçarja Milita Tupi ka denoncuar se i kanë vjedhur në gardërobë rroba që kushtojnë rreth 4 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.