E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi pesticide, vdes 9-vjeçarja

Pi aksidentalisht pesticide, vdes vogëlushja 9-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Selitë të Komunës së Mollasit, rreth 40 kilometra në jug të qytetit të Elbasanit. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se vogëlushja M.Sade ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit, pasi kishte pirë doza të larta pesticidesh që përdoreshin për bimë bujqësore. Sipas të njëjtave burime, rreth orës 19:00 të dy ditëve më parë, e mitura ka gjetur në afërsi të banesës së saj një sasi helmi që përdorej për spërkatjen e bimëve bujqësore dhe e ka gëlltitur atë. Prindërit e alarmuar janë nisur bashkë me vajzën për në spitalin e Elbasanit, duke udhëtuar për rreth dy orë, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, vajza nuk ka mundur t‘i shpëtojë vdekjes. Specialistë të mjekësisë ligjore konfirmojnë se vdekja e vajzës së vogël ka qenë aksidentale dhe shkak ka qenë intoksikimi akut dhe shoku intoksikues. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit gjyqësor të Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›