Korce, plackitet kisha e Shen Gjergjit
Korce- Plackitet per te disaten here kisha e Shen Gjergjit, ne fshatin Shipske te komunes se Vithkuqit ne Korce. Persona ende te paidentifikuar nga policia, kane mundur te vjedhin nga ky objekt kulti disa objekte me vlera te rralla. Behet fjale per nje kryq, qe daton ne fund te shekullit te 17-te, disa ikona te punuara nga mjeshtrit e ikonografise shqiptare te po ketij shekulli, si dhe dy dragoj te gdhendur ne dru te nje ikonostasi. Policia tha se dyshohet qe qellim te jete trafikimi nderkombetar i objekteve te kultit. Ngjarja sipas policise mendohet te kete ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem. Ka qene roja i kishes qe ka konstatuar bastisjen e objektit, ku ne nje prej dritareve te kishes ishin prere hekurat dhe ishin shqyer kanatat. Pas kontrollit ne ambientet e brendshme te kishes, eshte konstatuar mungesa e nje kryqi, disa ikonave dhe dy vepra te punuara ne dru. Nje prej arkitekteve, qe po merret me restaurimin e kishes se Shen Gjergjit, Kliti Kalamata, ka pohuar per gazeten "KJ" se behet fjale per nje bastisje te mirefillte dhe te organizuar nga persona qe kishin dijeni per objektet e rralla te kesaj kishe. "Objektet e vjedhura i perkasin shekullit te 17-te dhe per rrjedhoje mund te kapin shifra te larta ne tregun e zi te objekteve te kultit", thote Kalamata.
Policia e Korces, e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes, ka filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e te dyshuarve. Ekspertet konstatuan se vjedhja eshte kryer nga me shume se dy persona, te cilet kane hyre ne kishe, duke sharruar hekurat e dritares. Policia eshte duke punuar per dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve te saj, te cilet kane mundur te largohen me lehtesi, te favorizuar jo vetem nga erresira, por edhe distanca e madhe e kishes nga fshati Shipske.
Ekspertet kane mundur te gjejne gjurme gishterinjsh ne vendngjarje dhe pritet krahasimi i tyre ne laborator per te mundesuar zbulimin e autoreve te krimit. Megjithese jane bere disa shoqerime te rinjsh nga agjentet, deri dje ne mbremje nuk kishte asnje person te ndaluar.
D. Zisi