Dhunohen "Varret e Faraoneve"
Fier- Hajdutet e objekteve te kultit, i rikthehen muzeve arkeologjike. Persona ende te paidentifikuar kane dhunuar me qellim plackitjen, varret antike te Apollonise ne Fier. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, kur roja i parkut arkeologjik ka dalluar hijet e tre personave ne erresire, qe germonin ne zonen ku gjenden varret mbi 2 mije vjecare, qe njihen ndryshe si "Varret e Faraoneve". Per fat te mire nuk kane mundur te marrin asgje nga reliket antike, por kane demtuar nje pjese te tyre pas hapjes se gropave. Ngjarja ka indinjuar Drejtorine e Parkut te Apollonise, qe denoncoi aktin dhe policia vendore nisi hetimet.
Roja i parkut ka dalluar te dyshuarit qe germonin prane tumave te varreve te vjetra. Ka lajmeruar menjehere policine, por autoret e kane ndjere, duke u larguar ne erresire. Menjehere ne vendngjarje ka mberritur nje grup hetimor i policise se Fierit, per te gjetur gjurmet e autoreve. "I pashe afer vendit ku ndodhen varret e faraoneve", ka deshmuar roja i moshuar i parkut per policine. Drejtori i Parkut te Apollonise, Marin Haxhimihali, tha se kjo nuk eshte hera e pare qe tentohet vjedhja e varreve te lashte, pasi edhe here te tjera ka pasur sulme qe fatmiresisht kane mbetur po ne tentative. Policia po heton trafikun e mundshem nderkombetar te objekteve te kultit dhe atyre arkeologjike.
Sipas policise mesohet se jane dhunuar, por nuk eshte arritur grabitja e varreve antike me moshe 2 mije vjecare. "Tuma qe ndodhet ne "Kodren e Radostines", eshte nje nga me te medhate ne Ballkan", tregon Haxhimihali. Nje fakt i tille eshte konstatuar dhe nga arkeologet qe jane ne dijeni te plote te zbulimeve arkeologjike ne kete zone. Mundesia e vjedhjes edhe te eshtrave mendohet se behej me qellim shitjen e tyre jashte vendit. Arkeologet thane dje per "KJ" se kane vene re germime klandestine qe kishin si qellim grabitjen e relikeve. Ata konstatuan se ne Nekropolin e qytetit Antik te Apollonise jane identifikuar disa germime. Arkeologu Arjan Dimo, shpjegon se, "qellimi kryesor eshte marrja e objekteve per t'i shitur dhe per te fituar leke, duke demtuar trashegimine kulturore, qe eshte pasuria e gjithe kombit dhe jo vetem e fierakeve". Apollonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti me i rendesishem ne pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera, qe mbanin te njejtin emer ne kohen antike.
Xhemil Beharaj
Vlerat
Varret te cilat u bene preh e tentatives per grabitje, quhen ndryshe "Varret e Faraoneve". Sipas arkeologeve, varret e Apollonise jane varre te thjeshta dhe nuk permbajne elemente te tille, qe te jene lakmia e grabitesve. Ky eshte i dyti rast i dhunimit te varreve. Nje tentative tjeter, u shenua nje vit me pare.
Historia e themelimit te Apollonise
Apollonia eshte themeluar rreth fillimit te shek te IV p.e.s. Germadhat jane zbuluar ne fillim te shek XIX. Gjurmet me te hershme arkeologjike jane disa objekte te kohes se hekurit, tipike te kultures Ilire. Nga shekujt e pare te jetes se qytetit, ruhen disa mbeturina te murit mbrojtes dhe te nje tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshes me te adhuruar te Apollonise. Ne vitet 1824-1838, ne kete qytet ka zhvilluar kerkime nje mision arkeologjik francez, me vone kerkimet jane bere nga arkeologet shqiptare. Ndersa vitet e fundit, nga nje mision i perbashket shqiptaro-francez.