Endi Merrei fitoi turneun Nderkombetar te Brisbejnit ne cimenton e Kuinslendit

Endi Mërrei fitoi turneun ndërkombëtar të tenisit në Brisbejn, që u zhvillua në çimenton e Kuinslendit. Skocezi mposhti në finale ukrainasin Aleksandër Dolgopolov, duke dhënë një shfaqje të forcës, por edhe të mungesës së mëshirës.
Kjo për faktin se sfida në “Pet Rafter Arena” u ndikua nga dëmtimi i Dolgopolov, i cili ka vazhduar të luajë pavarësisht një problemi në këmbën e djathtë.
Megjithatë, Mërrei nuk u ndikua nga lëndimi i kundërshtarit, përkundrazi përfitoi dhe me goditje anësore bëri të mundur që të mbyllte çdo diskutim vetëm në harkun e 66 minutave.
Sfida përfundoi pas dy seteve, me rezultatin 6-1, 6-3, ndërsa 24-vjeçari regjistroi një triumf që i jep më tepër besim në prag të turneut “Australia Open”.
Ky ishte titulli i 22-të ATP i Mërreit, i cili mori edhe duartrokitjet e trajnerit të ri, tetë herë kampionit të “Grand Slem”-it, Ivan Lendl, që e duartrokiti nga tribunat.
Në këtë mënyrë, nga Brisbejni, nisi sezoni i radhës ku tenisti britanik synon të triumfojë për herë të parë në një “Grand Slem”. Ai fitoi edhe pse në fillim të aktivitetit në Kuinslend, Australi nuk ishte shfaqur në formën më të mirë.
Në çerekfinale Mërrei eliminoi qipriotin Markos Baghadatis, ndërsa në gjysmëfinale mposhti talentin vendas, 19-vjeçarin me origjinë sllave, Bernard Tomiç.