E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, punimet në superstradë krijojnë probleme

 

Punimet në superstradën Korcë- Qaf Pllocë të cilat krahas gërmimeve , zgjerimeve të rrugës dhe ngritjes së veprave të artit duket se po krijojnë probleme mjedisore. Përfaqësues të mjedisit dhe mbrojtjes së tokës në rajonin e Korcës tregojnë jashtë kamerës se dherat e krijuara nga gërmimet nuk kanë një destinacion të përcaktuar ku mund të grumbullohen por nga 5 firmat që po punojnë për këtë investimhidhen ku të munden, madje pranë zyrës së mjedisitnuk janë nxjerrë as edhe lejat mjedisore për kryerjen e këtij aktiviteti. Gjatë një kontrolli të kryer ka rezultuar se edhe automjetet të ngarkuara me materiale inert nuk pajisen me rrjeta mbrojtëse duke vënë në rrezik edhe vet jetën e këmbësorëve apo automjeteve të tjera që lëvizin përgjatë këtij aksi rrugor. Ndaj të 5 firmave pas konstatimit të bërë u la afat qëbrenda datës 15 prill të nxirren lejat mjedisore dhe të shmangen problemet e hasura. Në të kundërt sipas dispozitave ligjore firmat ndërtuese do të gjobitenderi në 500 mijë lek. Punimet përndërtimin e superstradës Korcë-QafPllocëkanë filluar në muajin Janar me një fond prej 2..2 miliard lek akorduar nga qeveria shqiptare dhe pritet të përfundojnë në janar të vitit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›