E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Gati të nisim bisedimet me NATO-n për anëtarësimin e plotë.

 

Shqipëria është tashmë e gatshme të nisë bisedimet me NATO-n që të anëtarësohet në mënyrë të plotë në Aleancë. Ministri i jashtëm Lulzim Basha pohoi se ka firmosur shkresën nisur sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Scheffer për të nisur raundin e negociatave të cilat do të çojnë në hartimin e protokollit të aderimit.

Pas marrjes së ftesës ka thënë Basha, për vendin tonë nis procesi më I rëndësishëm. Deri sa të bëhemi realisht anëtarë të familjes së NATO-s do të testohemi si në reformat politike dhe në ato ushtarake. Datën e fillimit të bisedimeve do ta përcaktojnë ekspertë të NATO-s dhe do të na duhen të paktën 3 raunde proceduriale drejt anëtarësimit. Pas miratimit të protokollit të aderimit nga të 26 vendet anëtare të NATO-s, Shqipëria të rendit nëfamiljen atlantike duke patur të drejtën e vendimarrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›