E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta Zëvendësministri i jashtëm grek takon banorët e Himarës.

 

Një ditë pas protestave të minoritarëve grekë në Himarë ka mbërritur atje zëvendës ministri i jashtëm grek Kassimis, i shoqëruarnga përfaqësues të ambasadës greke në Tiranë. Vasil Bollano kryetari i Bashkisë së Himarës ka pritur zotin Kassimis dhe të dy sëbashku janë drejtuar me pas drejtnjë shkolle greke për të zhvilluar atje një bisedë me banorë të Himarës dhe përfaqësues të organizatës "Omonia". Në takim nuk u dukën zyrtarë shqiptarë të institucioneve vendore, ndërkohë që prefekti I qarkut të Vlorës nuk është njoftuar për një vizitë të tillë as nga ambasadagreke as nga bashkia e Himarës. Protestat e djeshme erdhën si pasojë e shoqërimit në ambientet e policisë të dy të rinjve Manol Zoto dhe Jorgo Rrapo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›