PS e gatshme të kontribuojë për hyrjen në NATO
PS është e gatshme të të kontribuojë në kryerjen e reformave si kusht i domosdoshëm për integrimin e mëtejshëm të vendit në NATO. Kështu është shprehur lideri i PS Rama në tryezën me temë Anëtarësimi në NATO – sfida dhe mundësi të organizuar nga fondacioni Qemal Stafa. Kreu i PS Rama theksoi se marrja e ftesës në Bukuresht e ka vënë vendin para sfidave të mëdha që kërkojnë një konsensus të madh politik për kryerjen me sukses të të gjitha reformave.Drejtori ekzekutiv i fondacionit Qemal Stafa, Saimir Tahiri thesoi se ëshët koha për të filluar punën me reformat që qytetarët presin nga klasa politike shqiptare. Kryerja e reformave në të gjitha fushat i është vënë kusht Tiranës zyrtare nga ndërkombëtarët për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.
PS deklaron se nuk do të heqë dorë nga kërkesa që grupi parlamentar i ka bërë kuvendit për përgjigje me shkrim të kryeministrit për tragjedinë e Gërdecit. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe ka theksuar se ekziston një dokument sipas të cilit me datën 13 shkurt 2008 kryeministri Berisha është informuar për transportin e 200- tone municioneve në Gërdec. Po ashtu sipas Braçes edhe kreu i shtet, ne funksionin e komandantit te përgjithshëm te forcave te armatosurainformohej te paktën çdo 2 dite lidhur me bazat e municioneve. Nga implikimi për çështjen e Gërdecit, sipas numrit 2 te grupit parlamentar socialist nuk mund te shmanget as parlamenti
Braçe në emër të grupit parlamentar socialist i kërkoi kryetares së Kuvendit Topalli që te therrasesa më shpejt në Parlament kryeministrin Berisha për tragjedinë e Gërdecit si përgjegjësi kryesor i saj.