Korçë, qëllohet me armë një 25 vjeçar

Një person rreth 25 vjeç u qëllua sot me armë zjarri në një tentativë vrasje në qendër të qytetit të Korçës.
Policia beson se shenjestër e krimit ka qenë shtetasi Majkell Hysolli, 25 vjeç.
Ai po lëvizte me një makinë me targa italiane në kohën kur është qëlluar disa herë me armë nga një person i vetëm.
Autori i tentativës së vrasjes, sipas policisë ka lëvizur për disa minuta me një çantë në duar ku kishte fshehur armën.
Pasi është afruar tek i riu, autori i krimit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar pa ia arritur qëllimit. Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia filloi menjëherë hetimet mbi ngjarjen, duke identifikuar autorin pak minuta më parë.
Personi i cili qëlloi me armë është shtetasi Olgert Mustafa, 25 vjeç. Identifikimi i tij është bërë pas marrjes në pyetje të personit që u qëllua me armë Majkell Hysolli.
Policia është në kërkim të autorit.