E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, dënohet me 2 muaj burg për vjedhje energjie Bardhyl Domi

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim me 2 muaj burg për kryefamiljarin nga kryeqyteti, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Bardhyl Domi është dënuar nga organi gjykues i shkallës së parë me dy muaj burg. Kështu pas denoncimit të OSSH në prokurori për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë e cila ka dhënë vendim me burg. Ndërkohë për periudhën 2009 dhe fillimin e 2010 OSSH-ja ka dërguar në organin gjykues të kryeqytetit rreth 70 kallëzime penale, 12 prej të cilave kanë kaluar për shqyrtim gjyaktës së Tiranës e cila ka dhënë sot edhe dënimin e saj me burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›