Korcë, reshje të dendura bore, bllokohen disa komuna
KORCE- Bora që ka filluar të bjerë me intesitet të lartë që nga pasditja e kësaj të premteje, ka krijuar probleme në aksin rrugor Korcë – Pogradec, ndërsa ka bllokuar disa komuna të thella. Probleme me qarkullimin hasen edhe në aksin rrugor Korcë-Kapshticë dhe në Qafën e Qarrit. E njëjta situatë edhe në Qafë Thanë dhe në Qafë Pllocë, ku Drejtoria e rrugëve ka vënë në dispozicion të menjëhershëm, 3 borëpastruese. Gjthashtu janë hedhur edhe skorje në rrugë për ti mbajtur ato të hapura për kalimin e mjeteve. Të bllokuara kanë mbetur komuna e Grabovicës, komuna, Ceravë, komuna e Dardhës, dhe e Voskopojës. Sipas policisë së qarkullimit rrugor në Korcë, rrugët janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.(m.a/News24/BalkanWeb)