Hagë: Fillon procesi kundër Zdravko Tolimir
HAGE- Javën që vjen fillon në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë procesi kundër Zdravko Tolimir, ish gjenerali i serbëve të Bosnjës. Gjykimi është shtyrë disa herë për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit.Tolimir, 61 vjeçar, akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në periudhën korrik-nëntor 1995 e në veçanti për masakrat në Srebrenicë dhe në Zhepë.Tolimir u arrestua në Bosnjë në vitin 2007. Nga të akuzuarit për luftën në Bosnjë mbetet ende në arrati i kërkuari kryesor, Ratko Mlladiç.(m.a/BalkanWeb)