E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vrasja e adoleshentit, shtyhet procesi gjyqësor

ATHINE- Autorietet e drejtësisë në Greqi kanë vendosur të shtyjnë datën e fillimit të procesit gjyqsësor ndaj dy agjentëve të policisë të akuzuar për vrasjen e të rizut Aleksis Grigoropulos në dhjetor të vitit të kaluar. Gjithashtu procesi gjyqësor nuk do të zhvillohet në Athinë por do të spostohet në Amfisa, rreth 150 km në veri perëndim të Athinës.

Vendimi është marrë për arsye sigurie duke pasur parasysh se 6 dhjetori është përvjetori i parë i vdekjes së adoleshentit dhe ekziston frika se Athina mund të përfshihet nga incidente dhe atentate.

Mamaja e 16 vejcarit Grigoropulos bëri apel që procesi gjyqësor të zhvillohet në kryeqytet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›