E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga bllokon 327 gr heroinë, do shitej në Tiranë

Arrestohen në makinën e drogës Elis Shahu dhe Edison Sinani

TIRANË- Antidroga e policisë së Tiranës bllokon 327 gramë heroinë dhe çon në qeli dy persona të dyshuar si pronarë të saj. Mesditën e djeshme, Elis Shahu dhe Edison Sinani po qarkullonin me një automjet në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet, kur janë përballur me forcat e policisë të cilët i kanë urdhëruar ata të ndalojnë. Dy të rinjtë nuk kanë bërë rezistencë, po ndaluan dhe vetëm pak minuta më pas policia zbuloi drogën, e cila ishte e paketuar dhe e fshehur në bagazhin e automjetit. Menjëherë ndaj dy të rinjve u mor masa e arrestit për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Pak kohë më parë, agjentët e antidrogës së policisë së kryeqytetit kishin siguruar informacione në rrugë operative se dy persona të identifikuar si Elis Shahu dhe Edison Sinani dyshohej se merreshim me shpërndarje të lëndëve narkotike në Tiranë. Policia u vu në lëvizje për të verifikuar informacionet, por gjatë hetimeve zbuloi se dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se furnizonin narkomanët e kryeqytetit. Policia u angazhua për të kryer kapjen me “presh në duar” të Shahut dhe Sinanit. Gjatë hetimeve ditët e fundit agjentët e antidrogës zbuluan dhe furnizimin e radhës që do të kryenin dy të dyshuarit ndaj dhe organizuan një operacion për kapjen e tyre. Dje rreth mesditës, policia ndaloi automjetin me të cilin po udhëtonin dy personat në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Gjatë kontrollit të imtësishëm që policia ushtroi në automjetin e tyre zbuloi dhe sasinë e drogës së fshehur e cila arrinte në 327 gramë e llojit heroinë. Shahu dhe Sinani u shoqëruan në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës ku pasi u morën në pyetje iu komunikua masa e arrestit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›