Korce rritet numri i perdorueve te rinj te droges
Mjekët e urgjencës së qendrës spitalore në Korçë dhe sociologët e psikologët që punojnë nëpër shkollat 9- vjeçare e të mesme në këtë qytet pohojnë se është rritur numuri i adoleshentëve dhe të rinjve që përdorin drogëra të ndryshme. Njëherësh pohohet se është ulur mosha e atyre që e provojnë për herë të parë.
Para disa vitesh ishte mosha 18 vjeç, ndërsa tani ka raste që tundimi i parë i përket moshës 11–12 vjeç. Shqetësues është fakti se në qarkun e Korçës ka ardhur duke u rritur numuri i përdoruesve,pra i atyre që bëhen tërësisht të varur nga droga. Janë psikologët që pohojnë se përduesit e drogës evidentohen lehtë, për shkak të sjelljes së tyre në shkollë , familje e shoqëri.
Në kuadër të bashkëveprimit ndërlëndor ne punojmë, koordinojmë punën me mësuesit e lëndës në mnyrë që nxënësi të fitojë lidhur me këto tema. Ne kemi bashkëpunuar edhe me mjekë të Shëndetit Publik lidhur me këtë tema në mënyrë që nxënësit të njihen me pasojat që shkaktojnë droga dhe alkooli” tha Majlinda Sidheri, mësuese në shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji”.
Shumica e përdoruesve të drogërave në zonën juglindore të vendit janë banorë të zonave urbane. Ata në masën më të madhe janë evidentuar dhe ndihmohen t’i largohen këtij vesi.Pranë qendrës së testim këshillimit, e ngritur tek Drejtoria e Shëndetit Publik, 86 përdorues droge rajtohen për kurin me metadon.
Ky mjekim ka dhënë rezultatet e para, por krahasuar me numrin në rritje të përdoruesve të drogërave nga mosha 22 deri 28 vjeç, që përbëjnë sipas psikologëve edhe moshën më të prekur, mbetet edhe shumë punë për të bërë.
Jorgjeta Gjanci