E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tirana s'ka nevojë për një Sali tjetër në bashki

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste prezantoi sot në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë kandidaten e Koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Jeta Seitaj dhe ftoi qytetarët ta votojnë si e vetmja rrugë për të ardhmen e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Rama prezantoi dhe programin elektoral për mandatin e tij të katërt për kryetar bashkie duke e quajtur si “një plan strategjik për vazhdimin e ndërtimit të një Tirane europiane, të cilën para 10 vitesh e “lanë pa frymë dhe në baltë”.

Duke iu referuar kundërshtarëve politikë Rama tha “Ta harrojnë Tiranën” dhe në vend që të bëjnë premtime mashtruese me idera të kopjuara keq nga plani ynë, që e mbajnë në sirtar për ta nxjerrë copa copa, si cdo gjë që kanë bërë,të japin llogari për keqqeverisjen e tyre”

“Tirana- nënvoi Rama- nuk ka nevojë për një Sali në qeveri e një tjetër në bashki. Tirana ka sot nevojë për llogari nga Saliu për faturat e papërballueshme, cmimet e rritura taksën e pamëshirshme të inflacionit.

Duhet ti japin llogari Tiranës për vrasjen, gënjeshtrat e baltën e pafundme të urrjetjes që kanë hedhur mbi punën tonë që ka lënë gjurmët e saj në cdo pjesë të Tiranës. “

Duke kërkuar votën e qytetarëve të njësisë bashkiake numër 5, Rama premtoi rritje të cilësisë së jetesës dhe të strehimit të cdo qytetari, banor të Tiranës, shtim të linjave të linja të transportit urban ku brenda pak muajsh do të lëvizin 290 autobusë të standardeve europiane.

Ai premtoi hapjen e 200 mijë vendeve pune deri në 2020, dyfishimin e sipërfaqeve ekonomike dhe tregtare, zhvillimin e 14 qendrave dytësore urbane dhe krijimin e 5 qendrave të reja, si dhe 60 % e familjeve do të kenë mundësi për të blerë shtëpinë me të ardhurat e tyre.

"Kjo është cka imagjinojmë për Tiranën, që ne duam dhe mund të bëjmë për Tiranën”- nënvizoi Rama.

Rama shtoi më tej, se Tirana do të jetë qyteti i përkujdesjes sociale. “Do ndërtojmë 17 shkolla të reja. Do ngrejmë kampusin e ri Universitar dhe do krijomë mundësi për zgjerimin e 4 spitaleve kryesore 15 poliklikinave, dhe do nisim punimet e spitali bashkiak”.

Kryetari i Partisë Socialiste ftoi qytetarët të rivotojnë atë dhe kandidatët e Aleancës për të ardhmen sepse puna që ka bërë bashkia është e prekshme e dukshme për cdo qytetar, dhe prioritet për ta është qytetari, pavarësisht bindjes politike.

“Ish fusha e Aviacionit është një model dhe pamje e dukshme dhe e prekshme e asaj që ne duam për Tiranën e clodhjes”.- tha Rama duke premtuar ngritjen e tre parqeve të tjera si dhe një parku industrial, 88 kilometrave korsi dedikuara mjeteve të transportit publik. 54 korsi për biçikletat dhe 6 linja shërbimi me tramvaj për Tiranën.  Duke iu referuar konkretisht njesise minibashkiake nr 5, Rama premtoi nje transformit te pasqyrimit ujor të liqenit Artificial.
(s.g/Balkanweb) Lidhje te tjera Rama në Lezhë: Mos harroni 21 janarin e Gërdecin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›