E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, rritet numri i vjedhjeve të vogla

KORÇË- Sezoni i verës dhe ardhja e emigrantëve ka shënuar një rritje të numrit të vjedhjeve në qytetin e Korçës ndërsa autorët për fat të keq janë minorenë. Duke iu referuar shifrave zyrtare të Policisë në Korçë, vetëm gjatë dy javëve të fundit janë ndaluar nën akuzën e vjedhjes pesëpersona, ndërsa vetëm gjatë këtyre 24 orëve, bilancittë këtyre të arrestuarve i janë shtuar dhe dy të arrestuar të tjerë të cilët janë një 17- vjeçar dhe një 25- vjeçar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ngjarja e parë është regjistruar nëqytetin e Korçës, kur 17- vjeçari me inicialet A. A i ka rrëmbyer me dhunë në mes të ditës, një të moshuare një varëse floriri, duke ia hequr nga qafa, por dhe çantën me disa të holla që ka pasur me vete. Dyshohet që për këtë vjedhje të ketë qenë dhe një autor i dytë duke e kryer në bashkëpunim, ndërsa një tjetër vjedhje e ngjashme ndaj një tjetër të moshuare është kryer disa ditë më parë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15.30 kur Antoneta Dede ka qenë dukeecur e vetme në rrugë, ndërsa i riu agresor i ka rrëmbyer varësen e floririt dhe disa sende të tjera që ka pasur në çantë, të cilën pasi ia ka marrë e ka hedhur disa metra më tej. A.A. që është prangosur për veprën penale të vjedhjes ka shkuar vetëm pas pak minutash duke e shitur në një dyqan varësen e floririt po në këtë qytet. Por denoncimi i të moshuarës, vinte pas atij që kishte bërë pak ditë më parë një tjetër e moshuar, Hatixhe Zaimaj, 77 vjeç. Ajo është rrëzuar me dhunë nga hajdutët që kanë qenë dy vetë. Policia ka mundur të bjerë në gjurmët e njërit prej të miturve pas shitjes në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të çmuara në të njëjtin dyqan. Gjatë këqyrjes së dyqaneve të floririt policia ka mundur të bjerë në gjurmë vetëm të njërit prej adoleshentëve, i cili është arrestuar, ndërsa është identifikuar dhe shoku i tij një 15- vjeçar. Edhe ky i mitur është përfshirë nga hetimi, ndërsa policia e Korçës pret të zbulojë vendndodhjen e tij. Por ndërsa njëri prej të miturve që vidhte të moshuarat ka rënë në burg, ka pësuar të njëjtin fat dhe një tjetër hajdut 25- vjeçar. Fatjon Selenica ka hyrë në një apartament dera e të cilit ka qenë vetëm për pak çaste e hapur, por është kapur nga të zotët e shtëpisë. Selenica është ngjitur në katin e dytë të një pallati duke përvetësuar dy telefona celularë, 300 mijë lekë, por dhe disa sende të tjera me vlerë. Pasi ka qenë duke dalë nga dhoma e gjumit, e zonja e shtëpisëe ka kapur mat të riun, duke kërkuar ndihmë, dhe duke mos e lënë të dilte. Sipas policisë lokale, vjedhjet e të miturve përveçse janë kthyer në një shqetësim të madhe kohët e fundit, jo në të gjitha rastet është bërë i mundur zbulimi i tyre, pasi ata veprojnë në mënyrë sporadike dhe të paorganizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›