E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, asgjësohen 260 rrënjë hashash

GJIROKASTËR- Në dy aksione të zhvilluara ditën e djeshme, përkatësisht në rrethet e Tepelenës dhe Gjirokastrës janë asgjësuar 260 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ende nuk është bërë i mundur ndalimii ndonjë autori, pasi në të dy rastet parcelat kanë qenë të hapura rishtas për këtë qëllim. Burime zyrtare të policisë së Gjirokastrës kanë bërë të ditur se operacionet janë përqendruar në fshatin Hoshtevë dhe Hormovë. “Parcelat ishin toka të hapura rishtas dhe në to janë evidentuar 260 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave 198 në fshatin Hoshtevë dhe 62 në fshatin Hormovë. Disa prej bimëve janë marrë në cilësinë e provës materiale ndërsa bimët e tjera janë asgjësuar në vend me anë të djegies. Në momentin e evidentimit nuk është gjetur asnjë person në këtë parcelë dhe policia po punon për evidentimin dhe kapjen e autorëve të këtyre veprave penale”, ka bërë të ditur në njoftimin e saj për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›