E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet pa jetë në banjë 72-vjeçarja

Shkodër- Një 72 vjeçare ka mbërritur e vdekur në spital, e transportuar nga familjarët. Sipas burimeve të policisë, mësohet se gruaja, Dake Brozi është gjetur e gjakosur në banjën e shtëpisë.

“Ende nuk dihet se çfarë mund t’i ketë ndodhur të moshuarës, që u gjet përtokë nga nusja e të birit”- thanë burimet e policisë.

Sipas hetimeve të para gruaja ka pasur një shenjë në pjesën e qafës dhe ka qenë me njolla gjaku. Nuk dihet, nëse ajo ka dashur të vrasë veten apo e ka goditur dikush.

“Trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes”- thanë burime nga spitali.

Ndërkaq, policia po merr në pyetje familjarët e saj për të marrë detaje rreth ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›