I dhurojnë Muzeut qypin 200-vjeçar, e mbanin për ujë
Prishja e banesës për t’i hapur rrugën ndërtimit të një pallati ka bërë që familja Lushka në Fier t’i dhurojë Muzeut Historik të qytetit qypin 200-vjeçar që mbanin në oborr.
FIER / MAJLINDA RAMA
Prej shumë kohësh familja e Safet Lushkës në lagjen “Konferenca e Pezës” të këtij qyteti mbante në oborrin e shtëpisë së saj, objektin, i cili nga format dhe përmasat mbart një vlerë të veçantë. Vetë zonja e shtëpisë, Remzia tregon se për një periudhë të gjatë ata e kanë përdorur qypin për funksione të përditshme, pa i dhënë rëndësi vlerave që ai mbartte. “E kemi përdorur atë për mbajtjen e ujit. Fillimisht nuk ia dinim vlerat, por me kalimin e kohës mësuam se ai ishte prodhuar përpara më shumë se 200 vjetësh, nga poçarët e kësaj zone. Që nga ky moment treguam një vëmendje të veçantë për këtë objekt, që sipas mendimit tonë është i çmuar”, u shpreh ajo. Sipas zonjës së shtëpisë, për shkak të formës dhe përmasave ata nuk mund ta ruajmë qypin nga shkatërrimi dhe thërrmimi i tij, pasi dhe kushtet atmosferike kanë filluar ta dëmtojnë atë. “Menduam që t’ia dhurojmë qypin Muzeut Historik të qytetit pasi ata mund të kujdesen më shumë se ne. Unë ia kam gjetur vjehrrës dhe ajo ia ka gjetur të parëve tanë. Kam jetuar 52 vjet me këtë objekt në oborrin e shtëpisë sime. Nuk do të doja kurrë ta largoja nga shtëpia, por meqë atë do ta marrë firma për të ndërtuar një pallat jam e detyruar t’ia fal qypin muzeut”, u shpreh kryefamiljarja. Ndërkohë që Nuri Plaku, specialist në muzeun e Fierit, iu ka shprehur falënderim familjarëve që janë kujdesuar për objektin e veçantë. “Është një objekt i rrallë që mund të ketë ekzistuar mbi 200 vjet më parë. Ai është objekt familjar dhe tepër i veçantë përsa i përket mënyrës së ndërtimit të tij. Objekti ka një modelim të ndërtuar në formë gërsheti, çka në muze nuk ekziston”, bëri të ditur Nuri. Sipas specialistit të muzeut, është pjesë e kulturës qytetare, traditës dhe vlerave të fierakëve të cilët ndër vite kanë ditur të ruajnë me fanatizëm një objekt të tillë. “Këto objekte relike janë një vlerë kulturore dhe ky qyp si shumë objekte të tjera që i janë dhuruar muzeut të Fierit do të gëzojë një vëmendje të veçantë”, vijoi ai.