Atentati me armë zjarri në Fier, ekstradohet nga Milano i kërkuari
TIRANE - Ekstradohet nga Milano, shqiptari nga Fieri, i kërkuar për vrasjen të mbetur në tentativë.
Ramjus Canaj, i cili sipas policisë njihej edhe me emrin Marjus Canaj, është ekstraduar dje në mesditë nga Milano, ku qëndronte i arrestuar prej disa muajsh nga policia italiane për llogari të palës shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, Canaj kërkohej nga policia shqiptare në bazë të një vendimi arresti të Gjykatës së Fierit, më 17 maj të vitit 2006. Akuza lidhur me këtë çështje bën fjalë për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë ndaj Bardhyl Fejzos. Bashkë me të arrestuarin, policia ka shpallur në kërkim edhe Kreshnik Selacin. Atentati ndaj Bardhyl Fejzos, sipas njoftimit zyrtar të policisë ka ndodhur mbrëmjen e 2 prillit të vitit 2006 rreth orës 22:00, në unazën e Fierit në lagjen “Liri Gega”. Sipas të njëjtit burim, Canaj ka qenë duke udhëtuar me mjetin e markës “Mercedes-Benz”, të drejtuar nga i pandehuri tjetër Kreshnik Selaci. Ramjus Canaj ka qëlluar në drejtim të Bardhyl Fejzos, por për fatin e tij ai nuk ka marrë plagë nga të shtënat që vinin nga mjeti i drejtuar nga Kreshnik Selaci. Pas ngjarjes policia ka identifikuar dy të dyshuar, mes të cilëve Kreshnik Selaci dhe Ramjus Canaj, i njohur edhe me emrin Marjus. Ai pas ngjarjes është larguar në drejtim të Italisë ku është arrestuar nga policia e këtij vendi, në një zonë në veri të shtetit fqinj. Dje i kërkuari është ekstraduar në Tiranë dhe dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa ndaj tij vazhdon hetimi. d.b