“Burg pa afat”, trafikuan 100 “Mini blow”
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje masën e sigurisë “arrest me burg”, për katër të pandehurit e akuzuar për “trafik armatimesh” të kryer në bashkëpunim.
Përpara gjyqtarit të gatshëm të akuzuarit nuk kanë pranuar të japin shpjegime të hollësishme, ndërsa prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake kërkoi vleftësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, masë kjo e vendosur më pas edhe nga vetë gjykata. Sipas përfaqësuesit të akuzës, të pandehurit Fiqiret Onuzi, 26 vjeç, Alfred Qafa, 25 vjeç, Bujar Ajeti (Gërmizi), 37 vjeç dhe Baftjar Halili, 31 vjeç gjatë kohës së përgjimit kanë pranuar faktin se ishin përfshirë në trafikimin e 100 pistoletave nga Kosova, vepër tashmë e faktuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se të pandehurit tre ditë më parë po transportonin 100 pistoleta të tipit “Mini blow”. Armët ishin fshehur në një fugon tip “Ford Escort”, i cili është bllokuar në vendin e quajtur lokal “Bora”, në rrugën mes Kukësit dhe Shkodrës. Sipas prokurorit, armët e kapura gjatë këtij operacioni, të koduar “Stuhia”, kishin origjinë Kosovën, ndërsa destinacion Greqinë. f.m.