Korçë, sherr me sëpata për kullotën
Sherr me sëpata për kullotën. Një 72-vjeçar, djali i tij dhe nipi janë përfshirë në një sherr, ku janë goditur me sqeparë dhe sëpata. Megjithatë, duket se familjarët e tjerë kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur përkeqësimin e situatës.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shoq të Korçës, ku pas një konflikti ndërmjet familjarëve, 43-vjeçari Andon Ganollari është inatosur keq me xhaxhain e tij Bedri Ganollarin, aq sa në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar atë fortë në trup me pjesën e pasme të sqeparit. Goditja ka qenë e fortë për të moshuarin, i cili është rrëzuar në tokë pa ndjenja. I pranishëm ka qenë edhe djali i 72-vjeçarit. Ai ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar kushëririn e tij. Afër kanë qenë dhe të afërm të tjerë të tre personave, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ndaj 72-vjeçarit dhe nipit të tij është dhënë ndihma e parë, duke i çuar ata në spital. Ndërhyrja e mjekëve ka bërë që të plagosurit të kalojnë gjendjen e vështirë dhe të mos rrezikojnë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Sipas burimeve të policisë, duket se shkaqet e sherrit kanë qenë për motive banale, pas mosmarrëveshje për kullotën, të lindura midis xhaxhait dhe nipit të tij. Të tre personat po hetohen nga policia në gjendje të lirë.
Ngjarja
Gjithçka ka nisur pas mosmarrëveshjeve në lidhje me kullotat. Nipi ka filluar që të debatojë me xhaxhain në lidhje me pronat për trojet. Duket se midis të dyve debati është nxehur, aq sa ka çuar 43-vjeçarin që të marrë sqeparin dhe të qëllojë me pjesën e pasme të tij të moshuarin. Ai ka marrë plagë në kokë dhe është rrëzuar në tokë. I pranishëm ka qenë edhe djali i 72-vjeçarit, i cili menjëherë sapo ka parë babanë tij të sulmohet, ka marrë në dorë sëpatën dhe ka sulmuar kushëririn e tij. 43-vjeçari është goditur në kokë, duke marrë plagë aty. Menjëherë kanë ndërhyrë familjarët e tjerë, të cilët kanë arritur që të shmangin përkeqësimin e situatës.
Gjendja shëndetësore
Ndaj dy të plagosurve është dhënë ndihma e parë, duke i çuar ata në spitalin e Korçës. Duket se dëmtim më serioz ka pasur 43-vjeçari, i cili ka marrë një trajtim më të madh nga ana e bluzave të bardha. Andoni është dëmtuar në kokë nga goditja me sëpatë.
72-vjeçari ka marrë një goditje më të lehtë se nipi i tij, pasi ai është qëlluar me pjesën e pasme të sqeparit në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku u janë nënshtruar mjekimeve nga ana e bluzave të bardha. Sipas burimeve të spitalit, pas trajtimit të marrë, gjendja e tyre është normalizuar dhe ata nuk rrezikojnë jetën.
Shtohen sulmet me sëpatë në rrethin e Korçës. Në 15 ditë, tre të tilla
Në këtë rreth janë shtuar sulmet me sëpatë ndaj personave. Në vetëm 15 ditë janë shënuar tre sulme të tilla, njëri me pasojë vdekjen. Kështu, para një jave në një lokal në fshatin Sovjan të Korçës, dy vëllezër kanë masakruar me sëpatë një të ri nga ky fshat. Dhe kjo, për një grindje banale, e cila për pak sa nuk ka shkaktuar vdekjen e 21-vjeçarit Marsel Dautllari, i cili është konfliktuar me vëllezërit Malo.
Sulmi i vëllezërve ndaj 21-vjeçarit
Dy autorët Vait dhe Agim Malo kanë qenë duke pirë në një lokal, teksa në të njëjtin ambient ndodhej dhe 21-vjeçari i cili është ngacmuar nga vëllezërit më të rritur se ai. Mësohet se fyerjet e momentit nuk kanë pasur ndonjë motiv të fortë. Plagët që i janë shkaktuar 21-vjeçarit Dautllari kanë qenë të shumta, ndërsa përgjakja ka shkaktuar panik dhe frikë në Sovjan. Policia është njoftuar e alarmuar nga banorët e fshatit dhe ka shkalur ën vendngjarje, ku pasi ka rrethuar të gjithë zonën, ka vënë në pranga të dy autorët, të cilët po tentonin që të largoheshin nga fshati i tyre.
I sëmuri mendor vret kushëririn
Ndërkohë më datën 20 tetor 38-vjeçari Shkëlzen Duci nga fshati Voskop goditi me sëpatë në kokë kushëririn e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai kishte hyrë natën në shtëpinë e kushëririt, ku më pas e ka sulmuar atë. Me gjithë përpjekjet e familjarëve, nuk është arritur që të ndalet sulmi. Policia, e cila nisi hetimet në lidhje me këtë ngjarje, deklaroi se 38-vjeçari ishte i sëmurë mendor. Rasti i fundit ishte ai i ditës së djeshme në Shoq të Korçës, ku nipi për pak sa nuk i shkaktoi vdekjen xhaxhait të tij, pas goditjeve me sëpatë.
Detaj
3 raste të sulmeve me sëpatë kanë ndodhur në rrethin e Korçës gjatë 15 ditëve
1 person ka humbur jetën nga këto sulme