Presidenca e KiE-se konference per holokaustin ne Tirane

Në kuadër të presidencës shqiptare të Këshillit të Europës u mbajt në Tiranë konferenca në kujtim të Holokaustit dhe parandalimin e krimeve ndaj njerëzimit. Referues të ndryshëm mes të cilëve Kryeministri shqiptar, Sali Berisha vlerësuan lart popullin shqiptar që u pozicionua në anën e duhur të vlerave njerëzore duke mbrojtur popullin e hebre, kur në vendet e tjera fati i tij ishte shfarosja.
Kryerabini për Tiranën dhe Shqipërinë, Grand Rabbi Joel Kaplan gjatë fjalës së tij u shpreh se ndjehet i detyruar që të falenderojë miqtë shqiptarë për ndihmën që kanë dhënë.
“Shqipëria duhet vlerësuar për miqësinë, mikpritjen dhe asistencën e saj. Në një sittuatë jo humane kur njeriu ishte kundër njeriut Shqipëria u soll ndryshe nga shumë vende të tjera duke na ofruar mikpritjen e saj”, vuri në dukje kryerabini, gjatë fjalës së tij.
Kryeministri Berisha vlerësoi Këshillin e Evropës tempullin e demokracisë që sikundër u shpreh ai ndër vite është frymëzim për popujt e shtypur dhe kampion në luftën kundër racizmit.
Holokausti theksoi Kryeministri Berisha kryen një shërbim sot atë të mbajtjes në gadishmëri të faktorit ndërkombëtar për të ndërhyrë në vatrat e konfliktit,k ashtu siç ndodhi me ndërhyrjen e NATO-s në Bosnje apo Kosovë.
Konferenca në kujtim të holokaustit shërbeu si një homazh për të kujtuar e nderuar ata që refuzuan të bëheshin palë me të.