E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 17 shtator Bashkia e Tiranes nis konsultimet per Planin Urbanistik

Më 17 shtator Bashkia e Tiranës nis konsultimet për planin urbanistik të kryeqytetit. Siç u premtua edhe nga kryebashkiaku Basha, Plani i Tiranës moderne europiane do ti nënshtrohet konsultimit me qytetarët e Tiranës në të 11 njësitë e qeverisjes vendore.
Konsultimet për planin e përgjithshëm rregullues të Tiranës do të përfshijnë edhe grupet e ineresit. Tirana pas 20 vjetësh do të ketë planin e saj të përgjithshëm të zhvillimit.  Plani i përgjithshëm rregullues është hartuar nga ekspertët më të njohur vendas, bën me dije Bashkia e Tiranës.
Draft-Plani Urbanistik i Tiranës
Pas afro 10 muajsh pune intensive Tirana ka sot draft - planin e saj urbanistik, një plan që do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm të Tiranës moderne europiane.Ky plan, i quajtur “Plani i Tiranës Metropolitane” shtrihet në 8 njësi vendore, dy nga të cilat bashki dhe 6 komuna. Kjo shënon një risi, një model bashkëpunimi dhe natyrisht bën të mundur, që qytetarëve t’u krijohen kushte më të mira të lëvizjes, shërbimit dhe infrastrukturës. 
Në hartimin e këtij Plani, në nivelin e grupit teknik dhe strategjik janë përfshirë ekspertët më të mirë vendas, urbanistë, arkitektë, profesorë të Universiteteve publike dhe private, publicistë, ekspertë të mjedisit dhe ekonomisë, historianë dhe studiues por edhe studentë. 
Në hartimin e Draft Planit,  është parashikuar që gjithë  metropoli i Tiranës, nga 850 mijë banorë që është sot te kaloje, 1 milionë banore, ndërkohë që vetë qyteti i Tiranës parashikohet që nga 600 ne 650 mijë që është sot, do të shkojë ne rreth 800 tek 850 mijë banorë Ky Plan ka në themel të tij parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Me këtë Plan rivendoset hierarkia e strukturës urbane që nis nga blloku, ku parashikohen 600 të tillë, kompleksi avancon me lagjet dhe përmbyllet me njësitë administrative.
Ndërkohë rajoni i Tiranës është ndarë në 2000 blloqe.  Për secilin nga  blloqet e Tiranës janë parashikuar sheshe lojrash, terrene sportive, objekte sociale.
Qartë, përcaktohet edhe pasaporta për secilin bllok dhe formula e menaxhimit të pronës. Studimi urbanistik sjell një vlerësim të barabartë të pronës private, si në rastet kur ndërtohet pallat, ashtu edhe kur është e destinuar për lulishte apo për rrugë.  Fondi ndërtimor përkatës është llogaritur në këtë formë: popullatë, tërësia e metrave katrorë për frymë banim, që ka të nevojshme çdo banor dhe që janë norma projektimi, në fakt të huazuara edhe nga manualet ndërkombëtare. Po keshtu jane parashikuar edhe institucione publike si shkolla, kopshte e cerdhe
Hapësirat e gjelbra zënë një vend të rëndësishëm.  
Draft Plani, parashikon që të kete tre parqe periferikë. Parqet lokalë,  në konceptin e Planit do të rikuperojnë nga funksioni i tyre, siç është Parku i Liqenit, Parku i Farkës dhe Parku i ri i Paskuqanit nuk do të arrijnë të realizojnë plotësisht funksionin e tyre, në rast se nuk do të mbështeten me parqe periferikë, me parkun e Kasharit, parku Sauk deri në Stërmas dhe parkun kombëtar të Dajtit.   Njëkohësisht do të ketë koridore të reja ekologjike që shtrihen përgjatë Bulevardit të ri dhe Lumit të Tiranës si dhe parashikohet rritja e biodiversitetit në korridorin e Lanës. Po kështu të gjitha rrugët që do të ndërtohen dhe rikonstruktohen në Tiranë do ta kenë të detyruar të kenë rrjetin e korsive të biçikletave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›