E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, shpërndante drogë, prangoset në banesë 26 vjeçari

/>Përfundon në burg, 26- vjeçari shpërndarës droge. Policia e Korçës në mënyrë të vazhdueshme godet grupet e të rinjve që merren me shpërndarjen e drogës në qytetin e Korçës. Ndonëse rezultatet janë pozitive, nuk kanë munguar dhe aksione të reja në këtë fillim viti. Gjatë natës së enjte Olger Tona, 26 vjeç, banor i qytetit të Korçës është kapur me një sasi droge të llojit kanabis sativa. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, Tona është ndaluar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së enjte në shtëpinë e tij, pas një kontrolli që ka kryer policia në banesën e tij. Kjo pasi i riu ishte nën vëzhgimin e policisë gjatë asaj dite, ndërsa i ka gjetur në një qese plasmasi një porcion droge me peshë 5 gram. 26- vjeçari Olger Tona akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa dyshohet që ai punon në një grup prej 5 të rinjsh me aktivitet në Korçë. Policia tha se do të godasë dhe anëtarët e tjerë të këtij rrjeti, ndërsa pas arrestimit i riu nuk ka treguar për aktivitetin e bashkëpunëtorëve të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›