Vlorë, 5 vjet nga tragjedia e 9 janarit, familjarët kërkojnë dënimin fajtorëve

>E premtja e 9 janarit të vitit 2004, në historinë shqiptare ka hyrë si e premtja e zezë. Një gomone me 39 vetë në bordin e saj nisej drejt Italisë, por vetëm 11 prej tyre mundën të rikthehen gjallë në shtëpitë e tyre. 28 vetë i përpiu deti. Në përkujtimin e 5-të të kësaj ngjarjeje, familjarë të viktimave kanë mbërritur dje në qytetin bregdetar të Vlorës dhe kanë hedhur lule në vendin ku u nis gomonia e tragjedisë. Me lot në sy ata kanë përkujtuar të afërmit e tyre që u nisën drejt një të ardhmeje më të lumtur, por që patën një fund tragjik.
Por gjatë këtij akti përkujtimor ata nuk kanë harruar dhe të akuzojnë hapur qeverinë dhe prokurorinë, të cilat edhe pse kanë pasur plot 5 vite kohë, nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ata kanë kërkuar sërish dënimin e shkaktarëve të vërtetë të tragjedisë por njëkohësisht edhe ndihmë për familjet dhe të afërmit e viktimave. Ata njëkohësisht kanë këmbëngulur se nuk do të rreshtin së kërkuari të drejtën që u takon, duke akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Mbrojtjes së asaj kohe dhe atë aktuale për mosgjetjen dhe dënimin e fajtorëve të vërtetë.
Si nisi tragjedia e Karaburunit
Gjithçka ka filluar plot 5 vjet më parë, kur sekserë të ndryshëm kishin sjellë në qytetin e Vlorës plot 39 vetë që kërkonin një të ardhme më të mirë në shtetin fqinj. Duke qenë se tashmë rojet kufitare ishin sofistikuar me mjete të cilësisë së lartë zbulimi, nisja drejt vendit fqinj bëhej kur deti ishte me fortunate, për tju shpëtuar syrit të rojeve kufitare. Kështu është vepruar edhe natën e së premtes së zezë, 5 vite më parë. Mirëpo sapo është bërë një rrugë prej vetëm disa miljesh, gomonia ka pësuar defekt në motor dhe ka kërkuar ndihmë përmes telefonit celular që është gjendur në dorën e njërit prej skafistëve. Historia tragjike që ka mbetur në një pjesë të madhe të saj ende enigmë, vazhdon me një dëshmi se sinjalin e parë e ka marrë një pikë kufitare në Lezhën e largët dhe më pas janë lajmëruar të gjitha instancat deri në kupolën Ministrisë së atëhershme të Mbrojtjes, por që ka neglizhuar masat e menjëhershme për të shpëtuar personat që ishin në rrezik. Ndonëse prej saj është deklaruar se janë dërguar menjëherë mjetet motorike që ishin në dispozicion por koha e keqe nuk i ka lënë të bëjnë shpëtimin e viktimave, janë familjarët e tyre që akuzojnë pikërisht këtë ministri për vonesë në dërgimin e këtyre mjeteve. Përfundimisht, 28 prej 39 personave që ishin në gomone, nuk mundën të shpëtonin. Mes tyre, 21 trupa të pajetë arritën të nxirreshin në breg, ndërsa 7 të tjerë nuk janë gjendur sot e asaj dite. Qysh atëherë vazhdon një odise e gjatë në organet e drejtësisë për të përcaktuar fajtorët e vërtetë të tragjedisë.