E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Shqipëria më pak e prekur nga kriza, në krahasim me vendet e tjera

Deputeti i Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli gjatë takimeve paraelektrorale në Tepelenë dhe Memaliaj, deklaroi se ballafaqimi me qytetarët është një standard i ri që po vendoset, dhe u ka kërkuar të pranishmëve të votojnë për ndryshimin dhe u ndal tek premtimet e mbajtura nga qeveria në 4 vitet e drejtimit. Duke shpjeguar politikat pro-biznes të ndërmarra nga qeveria, ai shtoi se Shqipëria ka dalë më pak e prekur nga një krizë e cila ka terrorizuar ekonomitë e mbarë botës. Shqipëria është prekur nga kriza, por shumë më pak nga sa janë prekur gjithë ato ekonomike shumë herë më të fuqishme se e jona.E gjithë kjo, sepse politikat që kjo qeveri ka ndërmarrë që nga viti 2005 ishin pikërisht ato politika që pjesa dërrmuese e qeverive në botë janë duke i ndërmarrë sot me ngut për të shmangur pasojat e tmerrshme të kësaj krize: Ulja e taksave; nxitja e investimeve në ekonomi për të krijuar punësim; lehtësimin e procedurave për biznesin. Ne i realizuam këto politika jo sepse dinim që po afronte kriza, por sepse pikërisht për to kish nevojë ekonomia shqiptare, theksoi ai. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij ai është ndaluar tek arritjet kryesore në 4 vite të kësaj qeverisjeje, duke shpjeguar punën e bërë, si rrjedhojë e të cilave, Shqipëria ka një standard të ri, sigurisht më të lartë qeverisjeje. Duke u ndalur tek infrastruktura, Ruli vlerësoi se janë në përfundim të gjithë akset kryesore rrugore të vendit, ku sipas tij qarku i Gjirokastër e sheh konkretisht këtë jo vetëm për shkak të rrugës Gjirokastër-Tepelenë që sapo përfundoi, por dhe rrugës që sapo nisi e që do të lidhë Tepelenën me Levanin dhe autostradën që të çon në Tiranë. Përsa i përket arsimit, Ruli vlerësoi se zhvillimi i tij na bën më shumë evropianë në çdo dimension. Ministri i ETE-s, Ruli u ndal edhe tek problemet e energjisë, duke theksuar se në 4 vjet, është punuar shumë, që vendi të kthehet në normalitet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›